OBSH e përshëndet vendimin e Kinës: Do ta zbulojmë origjinën e virusit korona

Gjenevë, 11 janar 2021 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përshëndeti vendimin e Kinës që të lejojë që një ekip i përbërë prej dhjetë anëtarëve ekspertë ndërkombëtarë të cilët e hetojnë origjinën e virusit të ri korona të enjten të arrijë në këtë vend, ndërsa drejtori i përgjithshëm, Tedros Gebrejesus, theksoi se pret që të punojë me partnerët kinezë që të konfirmohet origjina dhe mënyra e transmetimit të virusit te njerëzit.

“Me padurim presim që ngushtë të bashkëpunojmë me partnerët tanë kinezë në këtë mision të rëndësishëm për identifikimin e burimit të virusit dhe mënyrës në të cilën ai është transmetuar te njerëzit”, shkroi Gebrejesus në Tuiter.

Ministria kineze e Shëndetësisë paraprakisht konfirmoi se një ekip i ekspertëve të OBSH-së, i cili duhet ta hetojë origjinën e virusit korona, të enjten do ta fillojë misionin e tij te ata.

Ekipi i OBSH-së duhej të arrinte në Kinë në fillim të janarit, por autoritetet në Peking nuk u pajtuan që menjëherë ta miratojnë arritjen e tij. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail