Bajden sërish e vendosi kufizimin për hyrje në SHBA

Uashington, 25 janar 2021 (MIA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sërish e vendosi kufizimin për hyrje në SHBA për personat të cilët nuk janë amerikanë, ndërsa të cilët vijnë nga Britania e Madhe, Brazili, Irlanda dhe pjesa më e madhe e Evropës.

“Presidenti i ri gjithashtu do t’i zgjerojë këto ndalesa për njerëzit të cilët më parë ishin në Afrikën Jugore për shkak të informatave për paraqitje të llojeve të reja të koronavirusit në SHBA”, deklaroi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi i Bajdenit është pjesë e planit të administratës së re për luftë kundër koronavirusit në SHBA, vendi më së shumti i goditur në botë sipas numrit të rasteve të infektimit (25,1 milion) dhe numrit të rasteve të vdekjes – më shumë se 419.000.

Të premten, Bajden vlerësoi se numri i rasteve të vdekjes nga virusi në SHBA duhet të jetë dukshëm më i vogël se 600.000.

Tashmë në ditët e para nga ndërmarrja e funksionit të mërkurën, Bajden i ashpërsoi dispozitat për mbajtje të maskave dhe urdhëroi karantinë për njerëzit të cilët vijnë në SHBA me aeroplan.

Donald Tramp në ditët e fundit të pushtetit publikoi se do të hiqen ndalesat për hyrje në SHBA për udhëtarët nga pjesa më e madhe e Evropës dhe Brazili, por administrata e Bajdenit kumtoi se menjëherë do ta tërheqë urdhërin, i cili duhej të hyjë në fuqi më 26 janar.

Më 31 janar të vitit 2020, Tramp e publikoi ndalesën e parë për hyrje të udhëtarëve në vend nga Kina, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Ndalesa ishte zgjeruar në vendet evropiane më 14 mars. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail