Trampi e akuzoi Bajdenin për përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hamasit

Uashington, 12 maj 2021 (MIA) – Ish presidenti amerikan, Donald Tramp e ka akuzuar shefin aktual të shtetit, Xho Bajden se është fajtor për përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hamasit.

“Nën sundimin e Bajdenit, bota bëhet më e dhunshme dhe jostabile, pasi dobësia e tij dhe mungesa e mbështetjes së Izraelit sjell deri te sulme të reja mbi aleatët tanë”, ka thënë Trampi në kumtesë.

Ai ka vlerësuar se SHBA çdoherë doemos të qëndrojnë krah Izraelit dhe qartë të thonë se palestinezët doemos t’i japin fund dhunës, terrorit dhe sulmeve raketore.

“Kur kam qenë në Shtëpinë e Bardhë, ishim të njohur si presidencë që angazhohet për paqe, pasi kundërshtarët izraelit e dinin se SHBA qëndron fuqishëm me Izraelin dhe se do të ketë hakmarrje të shpejtë nëse Izraeli sulmohet”, ka thënë Trampi.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara doemos qartë të thonë se çdoherë fuqishëm do ta mbështesin të drejtën e Izraelit që të mbrohet.

“E pabesueshme, demokratët edhe më tej qëndrojnë krah përfaqësuesit antiamerikan në Senat, Ilhan Omar dhe të tjerëve që egërsisht e sulmojnë Izraelin derisa gjenden nën sulme terroriste”, ka vlerësuar ish presidenti amerikan. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail