Talebanët nuk e përjashtojnë mundësinë për mbajtje të zgjedhjeve në Afganistan

Uashington, 17 shtator 2021 (MIA) – Zëdhënësi kryesor i talebanëve, Suhail Shahin, nuk e hodhi poshtë mundësinë për mbajtje të zgjedhjeve në Afganistan, lajmëroi sot “Zëri i Amerikës” (VOA). Shahin tha se kjo çështje do të zgjidhet me kushtetutën e re.

“le të presim pak kur bëhet fjalë për çështjen e zgjedhjeve. Planifikojmë të miratojmë kushtetutë të re, kështu që do të flasim për atë kur do të punojmë në projektin e saj”, tha Shahin në intervistë për servilin urdu të “Zërit të Amerikës”.

Gjatë sundimit të tyre paraprak prej vitit 1996 deri në vitin 2001, talebanët i kritikonin zgjedhjet demokratike, i karakterizonin si traditë perëndimore të kundërt me islamin dhe sulonin vendvotime, punonjës dhe tubime parazgjedhore.

Talebanët e morën kontrollin ndaj Afganistanit më 15 gusht, ndërsa presidenti Ashraf Gani e braktisi vendin. SHBA-ja dhe aleatët e saj evakuuan mbi 120.000 njerëz nga Kabuli.

Qeveria e re u formua javën e kaluar, dhe kryesisht përbëhet nga pjesëtarë të rrymës së fortë talebane, kryesuar nga kryeministri Mohamad Hasan Ahund.

Në qeverinë e re nuk ka gra, as pjesëtarë të pakicave nacionale, të cilat ishin në qeveritë e kaluara përgjatë dy dekadave.

Talebanët u distancuan duke thënë se emërimet nuk janë të përhershme dhe se gratë dpo të lejohen të hyjnë në qeveri, edhe pse jo në vende ministrore.

Kushtetuta e Afganistanit e vitit 2004 parasheh që të gjitha ligjet duhet të përputhen me ligjin e Sheriatit, ndërsa talebanët paralajmërojnë rregulla akoma më të ashpra. ab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail