Guteresh: Bota më e keqe se që ishte para pesë vitesh, por nuk besoj se Rusia do ta sulmojë Ukrainën



Nju-Jork, 21 janar 2022 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB), Antonio Guteresh paralajmëroi se situata në botë sot është dukshëm më e keqe sesa para pesë vitesh, për shkak të pandemisë me Kovid-19, krizën klimaterike dhe për shkak të tensioneve gjeopolitike, të cilat shkaktuan konflikte të shumta. Por, për dallim prej presidentit amerikan Xho Bajden, ai vlerëson se Rusia nuk do ta sulmojë Ukrainën.

Guteresh në intervistë për Asoshiejted pres deklaroi se nuk kanë ndryshuar prioritetet e tij, të dhëna që para 1 janarit 2017, kur për herë të parë hyri në fuqi pozita e shefit të KB-së. Se do të insistojë të përballet me pabarazitë globale, krizën me Kovid-19 dhe me ngrohjen e planetit si problem si edhe se mbetet në apelin e tij për paqe në botë.

Pyetjes nëse vlerëson se Rusia do të bëjë invazion mbi Ukrainën, Guteresh u përgjigj “nuk mendoj se Rusia do ta sulmojë Ukrainën. Shpresoj se mendimi im është i saktë”.

Ai përmendi se nuk beson në zgjidhjen e problemeve me luftë dhe se mënyra më racionale që të zgjidhen këto probleme është në mënyrë diplomatike dhe përmes dialogut serioz.

Gutereshi porositi se invazioni potencial do të kishte “pasoja të tmerrshme”.

“Kemi qenë në kontakt me persona më të lartë zyrtarë në Rusi”, shtoi ai, dhe theksoi se KB nuk është e angazhuar drejtpërdrejt në krizën ukrainase.

Para se të bëhej drejtor i përgjithshëm i KB-së, Guteresh thotë se funksionin e kishte menduar si “ndërtues i urave dhe ndërmjetës i ndershëm i cili do të ndihmë në gjetjen e zgjidhjeve, që janë në dobi të të gjitha palëve të involvuara”.

“Këto janë gjëra në të cilat duhet të punoj çdo ditë”, porositi ai.

Ai tha edhe se Këshilli i Sigurimit i KB-së, i cili ka autorizime për ta ruajtur paqen ndërkombëtare dhe sigurinë por edhe të vendosë sanksione, është i ndarë dhe veçanërisht pesë anëtarët e tij të përhershëm me të drejtë vetoje.

Rusia dhe Kina shpesh janë në konflikt me SHBA-në, Britania me Francën, kur bëhet fjalë për disa çështje kyçe, siç ishte rasti kur flitej për vendosjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail