Bajden pas masakrës në Bafallo: Urrejtja është njollë në shpirtin e Amerikës



Uashington, 16 maj 2022 (MIA) – Presidenti i SHBA-së Xho Bajden e dënoi “urrejtjen që është njollë në shpirtin e Amerikës”, pas masakrës në të cilën vdiqën dhjetë persona në Bafallo, Nju-Jork.

“Duhet të punojmë së bashku për të shtypur urrejtjen që e ndotë shpirtin e Amerikës”, tha presidenti Bajden, gjatë komemoracionit të policëve të vdekur derisa kryenin detyrat e tyre.

Byroja Federale e SHBA-së (FBI) kumtoi se masakra në Bafallo do të hetohet si krim i urrejtjes dhe “ekstremizmit të dhunshëm me motiv racor”.

Sulmuesi, 18 – vjeçar djaloshi i bardhë ka hapur zjarr në supermarket, në pjesën e banuar me popullatë afroamerikane, me çka vrau 10 persona, ndërsa plagosi tre të tjerë. Njëmbëdhjetë viktima janë afro-amerikan.

Sulmuesi iu dorëzua policisë dhe është në paraburgim, nuk është nga Bafallo, dhe sipas policisë ka vozitur me orë. Mediat njoftuan se sulmuesi është Peton Gendron dhe jeton në afërsi 300 kilometra në jug të Bafallos. bs



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail