Kryeministri australian kërkoi nga SHBA-ja që të ndalojë të ndjek penalisht Xhulian Asanzhin



Sidnej, 30 nëntor 2022 (MIA) – Kryeministri australian, Entoni Albaneze sot deklaroi se personalisht ka kërkuar nga autoritetet amerikane që të heqin dorë nga ndjekja penale e themeluesit të Uikiliksit, Xhulian Asanzh.

“Çka është e tepërt, është e tepërt”, tha Albaneze.

Asanzhi, shtetas australian 51-vjeçar, gjykohet në SHBA për publikimin e më shumë se 700.000 dokumenteve konfidenciale nga viti 2010 për aktivitetet ushtarake amerikane, veçanërisht në Irak dhe Afganistan.

Kaloi një kohë pasi e shpreha qëndrimin tim se ajo që është e tepërt, është e tepërt.

“Unë personalisht e ngrita çështjen me përfaqësuesit e Qeverisë amerikane. Qëndrimi im është i qartë”, tha Albanaze.

Ai shtoi se as nuk mbështet një sërë veprimesh që ka ndërmarrë Asanzh, por pyet veten se cili është interesi në një proces gjyqësor që mund të zgjasë me vite. Asanzh, shtetas australian, ka zhvilluar betejë ligjore prej vitesh në gjykatat britanike për të shmangur ekstradimin në SHBA, ku ai përballet me 17 akuza për spiunazh dhe një akuzë për keqpërdorim kompjuteri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail