Koreja e Jugut pretendon se Koreja e Veriut ka gjuajtur raketa artilerie pranë kufirit

Seul, 5 dhjetor 2022 (MIA) – Ushtria e Koresë së Jugut kumtoi sot se Koreja e Veriut ka gjuajtur rreth 130 granata në ujërat afër kufirit të saj detar perëndimor dhe lindor.

Sipas kumtesës së ushtrisë së Koresë së Jugut, është veprimi i fundit ushtarak që ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut. Shefi i shtabit të Koresë së Jugut tha se raketat ranë në anën veriore të zonave mbrojtëse të krijuara nga marrëveshja ndër-koreane e vitit 2018 për të ulur tensionet ushtarake.

Nuk ka raporte të menjëhershme se ka rënë granata në ujërat territoriale të Koresë së Jugut. Nuk dihet as se kur ka ndodhur ngjarja.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se i kishte dërguar një paralajmërim verbal Koresë së Veriut lidhur me të shtënat dhe i kërkoi asaj që të respektonte marrëveshjen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail