Hyri në fuqi Marrëveshja e "Qiejve të hapur" mes BE-së dhe SHBA-së

Bruksel, 30 mars (MIA) - Nga dita e sotme hyn në fuqi  marrëveshja "Qiej të hapur" midis BE-së dhe SHBA-së, me të cilën kompanitë amerikane dhe evropiane do të mund të kryejnë fluturime direkte nga çdo  aeroport në të dyja anët e Oqeanit Atlantik. 

Nga ky moment e më pas çdo avion evropian do të ketë mundësi të fluturojë nga çdo aeroport i BE-së për në SHBA, p.sh një avion si British Airways mund të ketë fluturime nga Roma në Nju-Jork.

Gjithashtu nuk ka kufizime se nga cilat aeroporte mund të fluturojnë në Evropë, avionët amerikanë.

Linjat ajrore thonë se pakti që u arrit pas katër vjet negociatash do të çojë në më tepër efikasitet dhe do të mbajë çmimet të ulura.

Si një nga shtetet e reja anëtare të BE-së, Sllovenia ka hequr kontrollet me Austrinë, Italinë dhe Hungarinë, ndërsa ka forcuar kontrollet me Kroacinë pasi Kroacia është jashtë BE-së.

Kreu i policisë kufitare në Slloveni, Andrej Zakrajsek, tha se procedurat në aeroportin e Ljubjanës i janë nënshtruar kontrolleve të forta.

"Ne na është dashur të përgatitemi për të kryer kontroll në kufi për të qenë në linjë me Shengenin. Disa herë u kontrolluam dhe na u konfirmua se puna që po bënim ishte në rregull. Pajisja jonë është e teknologjisë së lartë, kështu që ja ku jemi tan duke pritur hyrje të plotë në zonën Shengen.", tha Sakrajsek.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail