Obama do të marrë pjesë në konferencën klimatike nëse vlerëson se për atë ka kuptim

Uashington, 10 nëntor (MIA) - Presidenti amerikan Barak Obama do të marrë pjesë në konferencën për luftë kundër ndryshimeve klimatike në Kopenhagë muajin e ardhshëm, nëse vlerëson se në forum ka gjasa të nënshkruhet marrëveshje kornizë dhe në rast se prezenca e tij bën balanc në atë drejtim.

"Nëse vlerësoj se të gjitha vendet të angazhuara në këtë proces negociojnë me qëllim të mirë, se jemi afër që ta nënshkruajmë marrëveshjen e rëndësishme dhe se prezenca ime në Kopenhagë do të ndihmojë në të, me siguri do të marr pjesë", deklaroi Obama.

Presidenti amerikan, gjithashtu, pret që SHBA-ja dhe Rusia të arrijnë ta kontraktojnë marrëveshjen e re për zvogëlimin e armëve ofensive strategjike (START) deri në fund të vitit, sepse marrëveshja aktuale skadon më 5 dhjetor.

Ai theksoi se në disa muajt e fundit pas çështjes së mospërhapjes së armës bërthamore është arritur përparim më i madh se sa në disa vite të fundit.

Në lidhje me kontestin bërthamor me Iranin, Obama sqaroi se pret që situata politike në republikën islamike ta shijojë arritjen e marrëveshjes për lëndën djegëse bërthamore të Iranit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail