Rusia nikoqire e Mundialit në vitin 2018, ndërsa Katari në vitin 2022

Cyrih, 2 dhjetor 2010 (MIA) - Rusia do të jetë nikoqire e Kupës së Botës 2018, kurse Katari e Botërorit të vitit 2022.

Kjo është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s në mbledhjen e sotme në Cyrih.

Kandidatë për Botërorin 2018, pos Rusisë, ishin edhe Anglia, së bashku Spanja me Portugalinë dhe Holanda me Belgjikën.

Rusia fitoi pavarësisht mungesës së kryeministrit, Vlladimir Putin në Cyrih. Në momentin e fundit ai u tërhoq nga fushata për vendin e tij.

Ndërkaq, kandidatë për nikoqir të Botërorit 2022, pos Katarit, ishin edhe SHBA-ja, Australia, Japonia dhe Koreja Jugore.

Kampionati i ardhëm botëror i futbollit do të mbahet në vitin 2014 në Brazil.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail