SHBA: Qeveria egjiptiane nuk ka bërë ndryshime as minimale politike

Uashngton, 10 shkurt 2011 (MIA)- Shtetet e Bashkuara e kanë rritur trysninë ndaj Egjiptit për t'i përshpejtuar ndryshimet politike.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs tha se Uashingtoni po pret hapa "realë dhe konkretë" për ta transferuar pushtetin nga 82 vjeçari Hosni Mubarak.

Presidenti Barak Obama e ka përforcuar këtë mesazh në një bisedë telefonike me Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite.

Obama e ka theksuar nevojën për "hapa të menjëhershëm drejt tranzicionit të rregullt, i cili do të ishte kuptimplotë, i qëndrueshëm, legjitim dhe i përgjegjshëm", njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Përkundër protestave dy javore, Mubarak refuzon të largohet dhe vetëm thotë se nuk do të garojë në shtator.

Ben Rouds, zëvendës-këshilltar për siguri kombëtare, tha se Egjipti ka bërë shumë, por duhet të bëjë më tepër.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Ahmed Abul Geit, sugjeroi se Shtetet e Bashkuara po përpiqen t'ia imponojnë Kairos vullnetin e tyre.

Në Kajro, protestat antiqeveritare vazhduan të përhapen nga sheshi Tahrir edhe rreth ndërtesave qeveritare, përfshirë parlamentin.

Protestat gjithashtu janë përhapur edhe në qytete tjera të vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail