Turqia paralajmëroi për rrezik nga Lufta e ftohtë në Lindjen e Afërt

Ankara, 4 janar 2012 (MIA) - Turqia paralajmëroi sot për rrezikun nga Lufta e ftohtë e sekteve në Lindjen e Afërt dhe kumtoi se tensioni i rritur midis sunitëve dhe shiitëve do të ishte "vetëvrasje për mbarë rajonin".

"Do ta them hapur se ekzistojnë disa të cilët dëshirojnë të fillojnë Luftë të ftohtë rajonale", deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu para se të shkojë për vizitë në Iran.

"Ne jemi të vendosur të parandalojmë Luftë të ftohtë rajonale. Tensionimi midis sekteve do të ishte vetëvrasje për gjithë rajonin", theksoi shefi i diplomacisë turke, duke shtuar se efektet e këtilla do të zgjasnin me dekada.

Dautogllu theksoi se Turqia është kundër çdo polarizimi dhe se ky do të jetë mesazhi kyç, të cilin do ta bart në Teheran.

Turqia, e cila kufizohet me Iranin, Irakun dhe Sirinë, po përpiqet të luajë rolin e arbitrit në luftën për mbifuqizim midis Iranit shiit dhe Arabisë Saudite sunite, të cilat kundërshtohen në rajon.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail