Rasmusen: Shok për shkak të vrasjes së civilëve në Afganistan

Bruksel, 12 mars 2012 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen deklaroi se është i shokuar për shkak të vdekjes së 16 civilëve në provincën afgane Kandahar dhe kërkoi hetim rrënjësor.

"Dëshiroj të shpreh shokun dhe pikëllimin për shkak të incidentit në Kandahar në të cilin sipas raporteve humbën jetën disa njerëz, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë", theksoi Rasmusen.

Ai e dha deklaratën e tij pasi një ushtar amerikan i përbërjes së NATO-s pa arsye vrau 16 civilë afganë, prej të cilëve nëntë fëmijë.

Rasmusen u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit afgan dhe u angazhua për hetim rrënjësor me qëllim që përgjegjësit të ndëshkohen.

"Mbetemi fuqimisht të përkushtuar në mision me qëllim që bashkë me partnerët tanë afganë të ndërtojmë një Afganistan të fuqishëm dhe stabil", theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail