Trembëdhjetë civilë e humbën jetën nga shpërthimi i një bombe në Afganistan

Kabul, 15 mars 2012 (MIA) - Së paku trembëdhjetë civilë, katër gra dhe nëntë fëmijë, e humbën jetën sot gjatë shpërthimit të një bombe të vendosur në rrugë, në provincën Uruzgan, në jug të Afganistanit, kumtoi policia.

"Talebanët e vendosën bo,bën në rrugë dhe e aktivizuan kur furgoni me udhëtarë kaloi pranë saj", deklaroi zëdhënësi i policisë, Farid Hajel dhe shtoi se humbën jetën katër gra dhe nëntë fëmijë, përderisa dy të tjerë janë plagosur, transmetuan agjencitë.

Sipas vlerësimeve të KB-së, në vitin 2011 në Afganistan janë vrarë mbi 3.000 civilë, që është viti i pestë i rritjes së vazhdueshme të numrit të viktimave civil në këtë vend.

Siguria është problemi më i madh në Afganistan, ndërsa forcat afgane të sigurisë gradualisht po e ndërmarrin përgjegjësinë nga forcat e NATO-s, në pajtim me planet për tërheqjen e njësive të huaja luftarake deri në fund të vitit 2014.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail