Ban Ki Mun dënon sulmet në Siri

Gjenevë, 7 prill 2012 (MIA) - Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, ka dënuar qeverinë siriane për sulme të reja ushtarake, pavarësisht marrëveshjes të aprovuar për t'i dhënë fund dhunës.

Ban Ki Mun tha se afati i 10 prillit për armëpushimin, nuk është një justifikim për të vazhduar vrasjet nga forcat besnike të presidentit, Bashar Al-Asad.

Aktivistët thonë se të paktën 100 njerëz janë vrarë gjatë dy ditëve të fundit pasi trupat intensifikuan operacionet. Më parë, Turqia kërkoi ndihmën e OKB-së pas një rritjeje të numrit të refugjatëve të ardhur.

Pasi foli me Ki Mun, ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu deklaroi se nurmi i refugjatëve është dyfishuar që kur zoti Assad ra dakord të implementonte planin e OKB-së dhe Ligës Arabe.

Plani 6-pikësh, i ndërmjetësuar nga ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, parashikon një armëpushim të pjesshëm nga të gjitha palët më 10 prill, që të pasohet nga një armëpushim total më 12 prill.

Gjithësesi, opozita siriane, Shtetet e Bashkuara dhe shumë figura të tjera rajonale kanë shprehur skepticizmin e tyre mbi mundësinë e implementimit të planit nga Damasku.

Në fjalimin e ditës së premte, Ki Moon deklaroi se sulmet e fundit ndaj civilëve shkelin kërkesat e parashtruara nga Kombet e Bashkuara dhe i kërkoi qeverisë që të ndalë operacionet ushtarake.

"Dënojmë sulmet e autoriteteve siriane ndaj civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, pavarësisht angazhimeve të marra nga qeveria për të ndalur përdorimin e armatimeve të rënda në zonat e banuara", u shpreh Ki Mun.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail