Mohamed Morsi urdhëroi hetim të rasteve të vrasjeve gjatë protestave në vend

Kajro, 6 korrik 2012 (MIA) - Presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi urdhëroi një hetim të ri rreth vrasjes së protestuesve antiqeveritarë brenda 16 mujave të kaluar e që rezultuan me dëbimn nga pushteti të ish-presidentit, Hosni Mubarak.

Agjencia e lajmeve AP bën të ditur se urdhëri për këtë u bë të enjtën mbrëma përmes një dekreti, i cili kërkon rishkimin e hetimeve dhe gjykimeve që ndërlidhen me vrasjen e diku një mijë protestuesve.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Egjipt njoftoi se një komitet prej 16 anëtarësh në përbërjen e të cilit janë gjykatës, prokurorë, policë dhe përfaqësues të ushtrisë e të viktimave do t’i raportojnë presidentit, Mohamed Morsi, brenda dy muajve.

Pjesa dërrmuese e protestave që nga rënia e Mubarakut kanë shënjestëruar ushtrinë, e cila mori pushtetin pas rrëzimit të presidentit.

Mubarak dhe ministri i tij i brendshëm janë dënuar me burg të përjetshëm për rolin e tyre në vrasjen e protestuesve që ishin kundër regjimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail