Liderët botërorë urojnë Obamën

Bruksel, 7 nëntor 2012 (MIA) - Kryeministri britanik David Kameron ka qenë ndër udhëheqësit e parë ndërkombëtarë që ka mirëpritur rizgjedhjen e presidentit amerikan Barack Obama për një mandat të dytë katërvjeçar.

Duke shkruar në Twitter, Kameron e përshkroi Obamën si një "mik" dhe tha se ai mezi pret që të "vazhdojnë të punojnë së bashku".

Në Bruksel, presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy tha nëpërmjet Twitter se ai është "shumë i lumtur" për rizgjedhjen e Obamës.

Anders Fog Rasmusen, sekretar i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO, ka shprehur "urime të ngrohta", duke lavdëruar atë që ai e quajti "udhëheqje të shquar" të Obamës në ruajtjen e marrëdhënieve euro-atlantike.

Në Moskë, ligjvënësit në Dumën Shtetërore të Rusisë gjithashtu përshëndetën fitoren e Obamës ndaj sfiduesit republikan Mit Romni, duke e quajtur rezultatin si "alternativë më të mirë" për Rusinë.

Ligjvënësit shprehën shpresën se udhëheqësi amerikan do të vazhdojë "rivendosjen" e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail