KS i KB-së do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për situatën në Mali

Nju-Jork, 14 janar 2013 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot pritet të diskutoj për situatën në Mali. Mbledhja është kërkuar nga Franca, e cila ka dërguar trupa dhe aeroplanë luftarakë në këtë vend afrikan, për t’i larguar ekstremistët islamikë, që mendohet se janë të ndërlidhur me Al-Kaedën.

Fushata franceze dje, ditën e tretë të aksionit, me ndihmën e aeroplanëve ka bombarduar hapësirat e mbajtura nga kryengritësit në dhe afër qytetit Gao.

Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se intervenimi i befasishëm i Francës i ka penguar kryengritësit nga avancimi në marrjen e kryeqytetit të Malit, Bamako.

Shumë persona kanë frikë se kryengritësit islamikë mund ta përdorin Malin si bazë për sulme kundër Perëndimit dhe për ndërlidhje me al-Kaidën në Jemen, Somali dhe Afrikën Jugore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail