Pantea: SHBA-ja nuk do të dërgojnë trupa në Mali, Eshton për intervenim urgjent

Lisbonë, Bruksel, 15 janar 2013 (MIA) - Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta e hodhi poshtë mundësinë për dërgimin e trupave amerikane në Mali. Bashkimi Evropian u angazhua për intervenim urgjent në Mali, deklaroi diplomatja e parë e BE-së, Kethrin Eshton.

Paneta në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin portugez të Mbrojtjes Zhoze Pedro Agijar - Branko në Lisbonë deklaroi se SHBA-ja ende përpunon hollësi për ndihmë të cilën do t'ia ofrojnë Francës.

SHBA-ja francezëve në sulmet e kryengritësve islamikë në Mali  u ofrojnë ndihmë në tubimin e të dhënave për zbulim, ndërsa përfaqësuesit amerikan e hodhën poshtë mundësinë që në Mali të dërgojnë aeroplan amerikan, i cili do të ofronte ndihmë në transport dhe mbështetje logjistike.

Ndërkohë, Nigeria njoftoi se forcat rajonale afrikanoveriore do të arrijnë në Mali për disa ditë që t'u ndihmojnë francezëve në intervenimin kundër kryengritësve.

Nigeria planifikon në suaza të forcave rajonale, të cilat dihet të kenë 3.300 pjesëtarë, të dërgojnë 900 ushtarë, 300 më shumë se që është paralajmëruar më paraprakisht.

Benini, Gana, Nigeri, Burkina Faso dhe Togo gjithashtu premtuan se do të dërgojnë ushtarë.

Gjatë kësaj kohe Franca vazhdon t'i bombardojë pozicionet islamike. Presidenti francez Fransoa Oland tha se në sulmet ajrore natën e kaluar është "realizuar qëllimi i tyre".

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme  edhe Siguri, Kethrin Eshton u angazhua në PE për intervenim urgjent në Mali,  që ta  parandaloj shtetin afrikan të bie në duart e terroristëve dhe kontrabandistëve të drogës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail