Ndeshja Real-Manchester, sfidë spektakolare në Madrid

Madrid, 14 shkurt 2013 (MIA) - Spektakolare, ashtu siç pritej, ka qenë ndeshja e parë e 1/8-ave në Spanjë, mes Real Madrid dhe Manchester United.

Madrilenët nuk kanë arritur të shfrytëzojnë faktorin fushë përballë djajve të Fergusonit, të cilët i ndalën në një barazim 1-1.

Presingut të minutave të para të Realit, shumë shpejt i përgjigjen britanikët me Uellbek, i cili shënon pas një goditjeje këndi.

Nuk e humb ritmin skuadra e Mourinjos, por vazhdon të shtyjë përpara e të kërkojë golin e barazimit.

Është Kristiano Ronaldo, ai që fluturon në rastin e minutës së 30-të, për të arritur asistin e Di Marias e për të shënuar golin që barazpeshon gjithçka.

Në pjesën e dytë mbahet i njëjti ritëm nga të dyja skuadrat, shumë raste të krijuara, por rezultati mbetet i pandryshuar, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në "Old Trafford", më 6 mars.

Në barazim është ndarë edhe ndeshja tjetër mes Shakhtar dhe Borusia Dortmund, por në këtë rast barazimi pati plot 4 gola.

Në të dy rastet, skuadra ukrainase kalon e para në avantazh. Në fillim me Darijo Srna, i cili mrekullisht shënon nga një goditje standarte.

Golit të tij i përgjigjet i përhershmi Levandovski, që përfiton nga një mosmarrëveshje e mbrojtjes.

Në pjesën e dytë, sërish e njëjta skemë. Douglas Costa shënon golin e avantazhit për Shakhtar, në minutën e 68-të, ndërkohë që nuk dorëzohet deri në fund ekipi i Klopp.

Tre minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Hummels barazon gjithçka në 2-2, duke i çuar gjermanët me një avantazh më të madh për kualifikimin, në ndeshjen e dytë, që gjithashtu do të luhet më 6 mars.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

 
 
WEBmail