Bota e përshëndeti zgjedhjen e papës së parë nga kontinenti amerikan

Uashington, 14 mars 2013 (MIA) - Nëpër gjithë botën, më së shumti në vendet në zhvillim, është përshëndetur zgjedhja e papës së parë nga kontinenti amerikan, argjentinasi Horhe Bergoljo, i cili e zgjodhi emrin papa Francisk, njoftuan mediat franceze.

Presidenti i SHBA-së Barak Obama papës së sapozgjedhur i dërgoi urime të përzemërta dhe deklarata se zgjedhja e karinalit argjentinas Horhe Bergoljo për kryetar të Kishës katolike flet për rëndësinë e Amerikës Latine gjithnjë e më të rëndësishme.

Obama e quajti papën e ri "mbrojtës të të varfërve dhe më të rrezikuarve midis nesh" dhe shfaqi bindje se ai do të vazhdojë ta bart mesazhin e dashurisë dhe vuajtjes, të cilët janë burim i inspirimit në botë më shumë se 2000 vite.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun, shfaqi dëshirë që papa i ri ta vazhdojë dialogun midis religjioneve, ngjashëm të paraprijësin e tij Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë.

"Ne kemi shumë qëllime të përbashkëta, midis të cilave janë nxitja e paqes, drejtësisë sociale, të drejtat e njeriut, çrrënjësimi i varfërisë dhe urisë", thuhet në deklaratën e Ban Ki-munit.

Presidentja e Argjentinës Kristina Fernandez de Kirhner, dërgoi mesazh me shkrim deri te bashkëkombësin e tij, në të cilën i dëshiroi "veprimtari frytdhënëse priftërore", e cila i pason ta kryejë "në emër të drejtësisë, barazisë, vëllazërisë dhe paqes nëpër gjithë botën", njoftuan mediat ruse.

Presidentja e Brazilit Dilma Rusef theksoi se besimtarët me padurim e presin papën në Rio de Zhanejro për Ditët botërore të rinisë katolike në korrik.

Bashkimi Evropian papës Francisk i dëshiroi pontifikat të gjatë dhe të bekuar, që të mund t'i mbroj dhe përhap vlerat themelore të paqes, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor.

Lideri i Kishës angleze, peshkopi i Kenterberit Xhastin Uelbi, papës Francisk ia dërgoi "të gjitha bekimet, që të ballafaqohet me përgjegjësinë e madhe, me të cilën u ngarkua duke ardhur në krye të Kishës katolike".

Presidenti francez Fransoa Oland bindi se "Franca, besnike e historisë dhe parimeve universale për liri, barazi dhe vëllazëri, do ta vazhdojë dialogun e besimit, që çdoherë e ka pasur me Fronin e shenjtë".

Papa Francisk ka lindur në "kontinentin e shpresës", deklaruan peshkopët brazilian, sipas të cilëve, zgjedhja e tij" frymëzon jetë të re" në kishën katolike.

Kryeministrja australiane Xhulia Gilard, e cila është ateiste, e përshëndeti zgjedhjen "historike" të papës nga "Bota e re".

Kancelarja gjermane Angela Merkel, vajzë e priftit protestant, deklaroi se "shumica presin nga papa që t'u japë drejtim, jo vetëm në çështjet e lidhura me fenë, por edhe për atë që janë të lidhura me paqen, drejtësinë dhe mbrojtjen e paqes".

Presidenti italian Xhorxho Napolitano, i cili ishte mik i afërt me paraprijësin e Bergoljos, deklaroi se është impresionuar nga "thjeshtësia" e papës në fjalimin e tij të parë publik.

Kryeministri në largim Mario Monti, nga ana e tij e theksoi prejardhjen italiane të papës së ri, transmeton DPA.

Presidenti palestinez Mahmud Abaz, e ftoi papën Francisk ta vizitojë Bethlehemin, vendlindjen e Jezu Krishtit.

Kryeministri i Kanadasë Stiven Harper, shfaqi bindje se papa i sapozgjedhur do të luajë ro jashtëzakonisht të rëndësishëm për tejkalim të sfidave me të cilat po ndeshet Kisha katolike në shekullin e 21, transmetuan mediat ruse.

Kisha ortodokse ruse shfaqi shpresë për zhvillim të marrëdhënieve ortodokso-katolike me zgjedhjen e papës së ri, siç ndodhi edhe me paraprijësin e tij Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë.

Kryetari i Kongresi hebraik botëror Ronald lauder, e përshëndeti kandinalin Bergoljo për zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike dhe papën e ri e lëvdëroi si "njeri me përvojë, i aftë që të ndërtojë ura midis religjioneve", transmetuan mediat britanike.

"Ne me padurim presim që t'i vazhdojmë lidhjet e ngushta, të konfirmuara midis Kishës katolike dhe habrenjve në dy dekadat e fundit", deklaroi Lauder.

Klubi futbollistik argjentinas "San Lorenco", për cilin Horhe Bergoljo bënte tifo, gjithashtu, iu bashkangjit lëvdatave, transmetuan mediat franceze.

"Kjo është ndjenjë e madhe e krenarisë për klubin tonë", njofton në internet faqen e tij klubi argjentias.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail