Të paktën tre viktima dhe mbi 140 të lënduar në shpërthimet gjatë Maratonës së Bostonit

Boston, 16 prill 2013 (MIA) -Të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 140 u lënduan dje, pas dy shpërthimeve gati të njëkohshme me bomba pranë spektatorëve në vijën e finishit e të maratonës së famshme botërore të Bostonit.

Boston Globe, duke cituar dy burime të policisë, njoftoi se të vdekurit përfshinin një djalë tetë-vjeçar. Një numër i viktimave pësuan gjymtime të rënda.
 
Zyrtarët e sigurisë thonë se të paktën dy mjete të tjera shpërthyese u gjetën pranë vendit të ngjarjes dhe u çaktivizuan.
 
Një shpërthim i tretë ndodhi në Bibliotekën Xhon F. Kenedi të Bostonit, në një zonë tjetër të qytetit. Nuk u raportuan viktima nga ky shpërthim, dhe nuk është e sigurt nëse shpërthimi në bibliotekën XHFK ishte i lidhur me dy shpërthimet e tjera.
 
Policia e Bostonit nuk ka thënë nëse shpërthimet ishin pjesë e një sulmi terrorist. Një zëdhënës i policisë tha se ekipet e çaktivizimit të bombave kontrolluan çanta dhe pako në skenën e shpërthimeve fillestare, por nuk tha nëse u gjetën mjete të tjera të pashpërthyera.

Një burim nga grupi hetimor tha se autoritetet kishin gjetur 3 pajisje të tjera të pashpërthyera, duke përfshirë edhe një në qytezën Njuton në rrethinat e Bostonit.
 
Ende nuk dihet motivi i sulmeve dhe autoritetet deklaruan se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë.
 
Presidenti amerikan Barak Obama, në një fjalimin televiziv për këtë rast, u zotua se personi përgjegjës për sulmet "do të ndjejë peshën e plotë të drejtësisë."
 
Presidenti nuk i quajti ato sulme terroriste, por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se çdo ngjarje si kjo, "është qartë një akt terrori, dhe do të trajtohet si akt terrori."
 
Pamjet televizive treguan skena pasigurie, njerëz që rendnin në panik, rrugët të mbushur me mbeturina nga shpërthime, gjak, dhe punonjës të urgjencës mjekësore me barela nëpër duar.

Spektatorë të maratonës, të plagosur, u trajtuan në çadrën mjekësore që ishte ngritur për t'u kujdesur për vrapuesit e lodhur.
 
Në Boston, zyrtarë të policisë konfirmuan se janë në kërkim për mjete të tjera shpërthyese, por nuk dhanë hollësi të mëtejshme.

Komisioneri i policisë së Bostonit, Eduard Dejvis deklaroi për mediat se të gjitha masat janë marrë për të vendosur sigurinë dhe shmangur panikun.
 
"Ne kemi këshilluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi; ata që janë në hotele të kthehen në dhomat e tyre dhe të mos shkojnë në vende me turma. Ne duam të sigurohemi për të stabilizuar plotësisht situatën", potencoi Dejvis
 
Ai tha se po inspektohen të gjitha pakot dhe çantat e mbetura në zonën rreth shpërthimeve. Ai i kërkoi publikut për të ndarë me policinë çdo video amatore që mund të jetë xhiruar dje pasdite në zonën ku ndodhën shpërthimet.  

Shpërthimet ndodhën jo shumë kohë pasi vrapuesi i  parë mes 23 mijë pjesmarrësve të maratonës kishte kaluar vijën e finishit. Gara u ndërpre pas shpërthimeve, ashtu si edhe shërbimi i transportit publik në atë zonë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail