Reagime për sulmin terrorist gjatë kohës së Maratonës së Bostonit

Nju-Jork, 16 prill 2013 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun i dënoi sulmet vdekjeprurëse me bombë në Maratonën e Bostonit ku ka të paktën tre të vdekur, midis të cilëve një fëmijë 8 vjeçar, ndërsa numri i të plagosurve është mbi 140.

"Kjo paraqitje e dhunës është e tmerrshme sepse ndodh në një ngjarje ku mblidhen njerëz nga tërë bota në frymë sportive dhe harmoni", deklaroi Ban.

Mbi 25.000 pjesëmarrës nga dhjetëra shtete të botës kishte në këtë maratonë e cila konsiderohet si maratona më e vjetër qytetare në botë dhe e cila organizohet nga viti 1897.

"Dëshiroj të shpreh ngushëllime më të thella deri te familjet e viktimave dhe t'u dëshiroj të plagosurve rimëkëmbje sa më të shpejtë", deklaroi Ban.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme Uiliam Hejt deklaroi se është i shokuar nga sulmi.

"Mendimet e mia  janë me të gjitha viktimat", theksoi Hejt në Tuiter.

Franca siguroi për mbështetje dhe solidaritet deri te SHBA-ja.

"Në këto momente të vështira, mendimet i kemi me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Dërgoj mbështetje dhe solidaritet të plotë deri te autoritetet lokale dhe federale", deklaroi zëdhënësi i MPJ-së franceze Filip Lapio.

Policia britanike sërish po i kontrollon planet për sigurinë e Maratonës së Londrës e cila do të mbahet të dielën dhe ku priten më shumë se 30 mijë pjesëmarrës.

Ministri francez i Punëve të Brendshme Manuel Vals kërkoi nga shefat lokalë dhe forcat e sigurisë urgjentisht t'i përforcojnë patrullat nëpër shtet. Është përforcuar edhe sigurimi i ndërtesave qeveritare.

Në Japoni gjithashtu është përforcuar sigurimi në vende ku mblidhen një numër i madh i njerëzve, lajmëruan mediat lokale. Është përforcuar edhe sigurimi i objekteve ushtarake në shtet si dhe sigurimi i bazave ushtarake amerikane në Japoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail