Shpërthime në Maratonën e Bostonit, dy të vdekur, 23 të plagosur!

Shpërthime në Maratonën e Bostonit, dy të vdekur, 23 të plagosur

Dy të vdekur dhe 23 të plagosur është bilanci i dy shpërthimeve në vijën e finishit në Maratonën e Bostonit bëri të ditur policia.

Shpërthimet ndodhën në një atmosferë festive të një prej organizimeve më të mëdha festive në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar panik dhe konfuzion.

Viktima të gjakosura u dërguan fillimisht në tendat mjekësore të ngritura për vrapuesit e lodhur.

Shërbimet e emergjencës zbritën në vendngjarje, që u rrethua shpejt nga policia.

Shkaqet e shpërthimeve mbeten ende për t’u verifikuar.

“Ka shumë të plagosur”, citohet një vrapues nga agjencia e lajmeve AP.

Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht se Presidenti Barak Obama është njoftuar për ngjarjet në Boston, ndërsa zv.presidenti Xho Bajden, i cili ishte në një konferencë për kontrollin e armëve, u shpreh: “Lutjet tona shkojnë për të gjithë personat që kanë pësuar dëme në Boston”.

Incidenti ndodhi rreth dy orë pasi fituesit kaluan vijën e finishit.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” deklaroi se një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në anën veriore të rrugës “Bojlston” pak para urës që tregon vijën e finishit. Një tjetër shpërthim u dëgjua pak sekonda më vonë dhe tymi mund të shihej në skenën e ngjarjes.

Regjistrimet nga helikopterët e mediave televizive treguan gjakun në rrugë në zonën turistike.

Majk Miçëll nga Vankuveri i Kanadasë, një vrapues që e kishte mbaruar garën, tha se po shikonte në vijën e finishit në momentin që pa një “shpërthim gjigant”.

Tymi u ngrit 15 metra në ajër, rrëfeu ai për agjencinë Rojters, dhe njeërzit filluan të vraponin dhe ulërisnin pasi dëgjuan zhurmën. “Ishin të gjithë të trembur”, tha ai.

Personat që ishin nisur për në vijën e finishit u larguan nga vendi ku ndodhën shpërhtimet, ndërsa vendi i ngjarjes u rrethua.

Maratona e përvitshme e Bostonit është një ngjarje që tërheq një numër të madh vrapuesish, si dhe dhjetëra mijëra spektatorë.

Ndërkohë, policia e Nju Jorkut deklaroi për agjencinë e lajmeve Rojters se tashmë në skenën e krimit kanë mbërritur agjencitë antiterrorizëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail