Talebanët pakistanez pohojnë se nuk janë të përfshirë në sulmet me bombë në Boston

Islamabad, 16 prill 2013 (MIA) - Talebanët pakistanez pohojnë se nuk janë të përfshirë në dy shpërthimet gjatë Maratonës së Bostonit, në të cilën u vranë të paktën tre persona, ndërsa janë plagosur mbi 140.

Ata theksuan se i përshëndesin sulmet ndaj SHBA-së dhe aleatëve të tyre, por theksuan se në asnjë mënyrë nuk janë përfshirë në to.

Grupi "Tehrik-i-taliban-Pakistan", i cili është i afërt me Al Kaedën, ka kryer një numër të madh sulmesh në gjashtë vitet e fundit ndaj forcave të sigurimit në Pakistanin Veriperëndimor, pakicës shiite, partive sekulare dhe interesave të huaja në vend.

Autori i sulmit jo të suksesshëm terrorist me autobombë në Tajms skuer në Nju-Jork në maj të vitit 2010 deklaroi se ka kaluar 40 ditë me talebanët pakistanez, të cilët e kishin ushtruar që të përpunojë bombë.

Tani për tani askush nuk e mori përgjegjësinë për shpërthimet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail