Përforcohen masat për siguri pas shpërthimeve në Boston

Boston, 16 prill 2013 (MIA) - Masat e sigurisë në Boston janë përforcuar pas dy shpërthimeve të mbrëmshe në maratonën, në të cilën humbën jetën të paktën tre persona, ndërsa janë lënduar 140 persona.

Policë të armatosur  do të patrullojnë nëpër rrugët e qytetit dhe do të kontrollojnë valixhe në transportin publik sot. Pritet që jeta në Boston të kthehet në ritëm të zakonshëm, por rajoni  rreth shpërthimeve do të mbetet i izoluar.

Disa kisha do t'i hapin dyert për njerëzit, të cilët kërkojnë ngushëllim.

Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, i cili kërkoi anonimitet, deklaroi se shpërthimet shikohen si akt terrorist. Hetimi i shpërthimeve është ndërmarrë nga FBI-ja. Deri tani nuk ka të dyshuar, dhe as kush e  ka ndërmarrë përgjegjësinë për shpërthimet.

Mes të vrarëve është një djalë tetëvjeçar. Motra dhe nëna e tij janë plagosur. Ato kanë qenë duke e pritur babain e tyre ta mbarojë maratonën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail