
Uashington, 18 prill 2013 (MIA) - Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se imazhet e së paku një të dyshuari potencial në lidhje me sulmet në Maratonën e Bostonit, janë kapur nga një video-xhirim.
Megjithatë, ato nuk janë bërë ende publike, ashtu siç nuk është bërë as ndonjë arrestim.
Nga sulmet e 15 prillit në Boston kanë humbur jetën tre njerëz, ndërsa janë plagosur mbi 170 të tjerë.
FBI, ditën e djeshme, ka hedhur poshtë disa raporte të mediave për arrestimin e një të dyshuari.
Agjencia po ashtu ka anuluar konferencën e planifikuar për media në lidhje me hetimet.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, pritet të vizitojë sot Bostonin, për të nderuar viktimat e sulmeve më të këqija terroriste kundër civilëve amerikanë që nga 11 shtatori, 2001.