Obama i inkurajoji të plagosurit e antetatit në Boston

Uashington, 18 prill 2013 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama banorëve të Bostonit dhe të pësuarve në sulm, u është zotuar se autorët e shpërthimeve në maratonën e Bostonit do të sillen para drejtësisë.

Presidenti amerikan mori pjesë sot në shërbimin fetar për nder të tre të vrarëve dhe më shumë se 170 të plagosurve, nga sulmi më i rëndë terrorist në Shtetet e Bashkuara prej 11 shtatorit 2001.

Gjatë fjalimit të tij në meshë, Obama tha se "do t'ju gjejmë...dhe ju do të përballeni me drejtësinë".

Zyrtarët amerikan thonë se kamerat e sigurisë kanë kap imazhin e të paktën një prej të dyshuarve të mundshëm për bombat.

Fotografitë e të dyshuarve ende nuk janë lëshuar në opinion, dhe asnjë arrestim nuk është bërë për këtë ngjarje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail