Vritet një polic në kampusin e MTI afër BostonitKembrixh, 19 prill 2013 (MIA) - Një polic është vrarë në kampusin e Isntitutit teknologjik të Masaçusetsit në Kembrixh, afër Bostonit.
Në internet faqen e universitetit prestigjioz thuhet se situata është "jashtëzakonisht e rrezikshme" dhe bëri thirrje deri te studentët që të mos dalin nga dhomat. Ndërtesa e kampusit është e rrethuar me policë.
Sipas informacioneve të para, polici, i cili ka qenë pjesë e sigurimit të kampusit, ka reguar në thirrjen për prishjen e rendit, pas së cilës është vrarë. Më vonë ka vdekur nga lëndimet në spital.
|