Në motin e keq në SHBA e kanë humbur jetën të paktën 16 persona

Nju-Jork, 4 janar 2014 (MIA) - Banorët në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zgjuan dje nën një shtresë bore që ka penguar trafikun, ka detyruar mbylljet e shkollave dhe shumë bizneseve.

Zyrtarët thonë se të paktën 16 vetë kanë gjetur vdekjen si pasojë e stuhisë që përfshiu pjesën veriore të brigjeve të Atlantikut.

Megjithëse rreshjet e borës janë ndalur, temperaturat vazhdojnë të jenë tepër të ulëta. Era e acartë që ka përfshirë rajonin ka sjellë temperatura deri në -23 gradë Celcius, duke bërë që Shërbimi Kombëtar i Motit të këshillojë njerëzit që ndodhen në mjedise të hapura të ruhen nga ngrirja.

Pjesa veriore e vendit ka temperatura deri në -41 gradë celcius.

Stuhija ka shkaktuar anulimin e mijëra fluturimeve dje dhe pardje dhe guvernatorët e Nju-Jorkut dhe Nju-Xhersit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail