I ftohti arktik në SHBA filloi të zbutet

Atlanta, 8 janar 2014 (MIA) - Erërat e ftohta arktike sot filluan të dobësohen në pjesën më të madhe nga territori i SHBA-së,  me çka temperaturat filluan ngadalë  të rriten,  vetëm një ditë pasi u regjistrua moti rekord i ftohtë.

Në Atlantë dje është matur temperaturë rekord e ulët prej gjashtë gradë Farenhajt (minus 14 gradë Celsius),  për të cilin shkak janë ngrirë shatërvanët, ndërsa njerizit mbanin kapela dimri dhe doreza, që është dukuri e rrallë në këtë qytet në jug të SHBA-së.

Për sot meteorologët paralajmëruan mot me diell në Atlantë dhe  temperaturë prej 42 ballë sipas Farenhajtit (pesë gradë Celsius).

Në Perëndimin e Mesëm dhe Perëndim të SHBA-së, ku gjatë ditëve të fundit pati mot polar, sot nuk do të jetë aq ftohtë, edhe sepse temperaturat do të jenë nën pikën e ngrirjes së ujit.

Gjatë këtij të ftohti në SHBA, i cili, sipas sinoptikëve, nuk është madje edhe aq i pazakontë, në të gjitha 50 shtetet amerikane dje u matën temperaturë nën zero. Kjo ndodhi edhe në Havai, ku në majen e  malit vullkanik Mauna Kera  temperatura arriti gjashtë gradë Farehnajt (minus 18 gradë Celsius).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail