Zgjerohet harta e kërkimeve për avionin e zhdukur të "Malaysia Airlines"

Kuala Lumpur, 9 mars 2014 (MIA) - Sinjalet e radarit tregojnë se "Malaysia Airlines" që u zhduk të shtunën duke fluturuar drejt Kinës mund të ketë tentuar që të kthehej pas.

Si rrjedhojë, skuadrat e shpëtimit kanë zgjeruar hapësirën e kërkimit të tyre, duke u përqendruar më në jug se kërkimet e djeshme.

Ndërkohë, hetuesit po kontrollojnë sekuencat e kamerave të sigurisë, pasi besohet se dy pasagjerë u ngjitën në bordin e avionit duke përdorur pasaporta të vjedhura.

Zbulimi i identitetit të vërtetë të dy udhëtarëve me pasaportë italiane dhe austriake mund të jetë thelbësor, për të kuptuar arsyet se përse ndodhi ky incident, ndërsa kanë filluar të qarkullojnë spekulimet e para për një sulm terrorist.

Avioni "MH370" nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit u zhduk në jug të Vietnamit me 239 persona në bord.

22 avionë dhe më shumë se 40 mjete lundrimi janë duke patrulluar nga ajri dhe deti për të gjetur gjurmë të avionit të zhdukur.

Tashmë, për avionin po kërkohet edhe në brigjet veriore të Malajzisë dhe në ujrat ndarëse me Vietnamin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail