Mbi 200 viktima nga një shpërthim në periferinë e Abuxhës (PLT)

Abuxha, 14 prill 2014 (MIA) - Mbi 200 persona mendohet se janë vrarë sot në një shpërthim të madh në periferinë e kryeqytetit nigerian Abuxha, lajmërojnë dëshmitarët okularë dhe mediat lokale.

Shpërthimi ka ndodhur herët në mëngjes në qendrën transportuese në periferinë Njagnjag, në kryeqytetin nigerian.

Mbi 200 trupa të mbuluar me gjak gjenden në vendin e shpërthimit, disa tërësisht të panjohur, citon gazeta lokale "Premium Tajms".

Dhjetëra autobusë të mbushur  me udhëtarë, duke përfshirë rreth 12 automjete qeveritare, janë shkatërruar në shpërthimi.

Tani për tani askush nuk e ka ndërrmarë përgjegjësinë  për sulmin, por dyshimet bien mbi grupin militant islamist Boko Haram, që udhëheq luftë të përgjakur në pjesën verilindore të Nigerisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail