Të paktën 71 të vdekur gjatë shpërthimit në periferinë e Abuxhës (PLT)

Abuxha, 14 prill 2014 (MIA) - Të paktën 71 persona humbën jetën, ndërsa 124 të tjerë janë plagosur sot në një shpërthim të madh në periferinë e kryeqytetit nigerian Abuxha, kumtoi përfaqësuesi i policisë lokale.

Shpërthimi ka ndodhur herët në mëngjes në stacionin e autobusit në periferinë e Abuxhës, Njanja. Në shpërthim janë shkatërruar dhjetëra autobusë të mbushur me udhëtarë, duke përfshirë edhe rreth 12 automjete qeveritare.

Mediat lokale paraprakisht lajmëruan se mendohet që bilanci përfundimtar i viktimave mund të arrijë mbi 200 të vdekur. Mbi 200 trupa të mbuluar me gjak gjenden në vendin e shpërthimit, disa tërësisht të panjohur, thekson gazeta lokale "Premium Tajms".

Deri tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet dyshojnë se ajo është vepër e grupit islamist militant Boko Haram, i cili udhëheq luftë për krijimin e shtetit islamist të pavarur në pjesën veriore të Nigerisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail