KB-ja kërkon hetim për përdorimin e armës kimike në Siri

Nju-Jork, 24 prill 2014 (MIA) - Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kërkuan hetim për pohimet e reja se në sulmet në disa qytete siriane është përdorur gazi klor.

Në takimin pas dyerve të mbyllura anëtarët e Këshillit të Sigurimit për këtë i ka njoftuar Sigrid Kag, e cila e ka koordinuar misionin në Siri për mbikëqyrje të mënjanimit të armës kimike deri më 30 qershor.

"Anëtarët e Këshillit shfaqën shqetësim për shkak të raportit për gjoja përdorimin e gazit klor në disa qytete, ku kishte të vdekur dhe të helmuar dhe kërkuan hetim për këtë incident", deklaroi ambasadori i Nigerisë, i cili momentalisht kryeson me KS-në.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun i akuzoi të dy palët në konfliktin në Siri se nuk i kryejnë obligimet e tyre. Ai kërkoi nga KS-ja që të intervenojë.

Në raportin e tij të dytë mujor për implementimin e rezolutës së KS-së, me të cilën duhet të sigurohet qasje humanitare deri te Siria, Ban thekson se as regjimi i presidentti Bashar al Asad, as kryengritësit nuk i përmbushin dispozitat e përmbajtura në rezolutë.

Ban paralajmëroi se rreth 3,5 milionë njerëz në Siri, e cila më shumë se tre vite është e goditur nga lufta e përgjakur qytetare, në masë të madhe nuk kanë qasje deri te mallrat dhe shërbimet themelore.

Rezoluta, me të cilën kërkohet qasje më e madhe humanitare, ishte dukuri e rrallë e njëzëshmërisë në KS lidhur me konfliktin sirian.

Rusia dhe Kina vendosën veto në të gjitha tentimet nga Perëndimir që shtyjë rezolutë, të cilat parashikojnë sanksione për regjimin e Asadit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail