Ban Ki-mun: Të gjitha palët duhet ta realizojnë Marrëveshjen e Gjenevës për Ukrainën

Nju-Jork, 13 maj 2014 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun dje u bëri thirrje të gjitha palëve që urgjentisht t'i përmbushin kushtet nga Marrëveshja e Gjenevës për zgjidhje të krizës në Ukrainë, transmeton ITAR-TASS.

Banorët e Ukrainës duhet t'i theksojnë kërkesat dhe dëshirat e tyre me mjete paqesore, përfshirë edhe përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale më 25 maj, deklaroi Ban Ki-mun, para gazetarëve në selinë e KB-së.

Më 17 prill në Gjenevë përfaqësues të Rusisë, Ukrainës, BE-së dhe SHBA-së nënshkruajtën dokument për rregullim të situatës në Ukrainë, sipas të cilit duhet që të gjitha palët të përmbahen nga çfarëdo lloj dhune, kërcënimesh ose provokimesh.

"Në Ukrainë po vazhdon eskalimi i konfliktit, posaçërisht në pjesën jugore dhe lindore të vendit. Në javën e fundit kishte shumë dhunë dhe pak dialog", deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, duke shtuar se të gjithë që e prishin unitetin, integritetin territorial dhe stabilitetin e Ukrainës duhet t'i ndërpresin aktivitetet e tyre.

Sipas Ban Ki-munit autoritetet në Kiev janë të obliguara të vazhdojnë që të reagojnë ndaj veprimeve të këtilla me përmbajtshmëri maksimale dhe në pajtueshmëri me legjislacionin ukrainas dhe parimet ndërkombëtare në sferën e të drejtave të njeriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail