Izraeli filloi ofensivë në Rripin e Gazës, Hamasi kërcënon me "tërmet"

Tel Aviv, 8 korrik 2014 (MIA) - Armata izraelite sot filloi ofensivë ndaj Rripit të Gazës, që ëshë nën kontroll të lëvizjes Hamas, ndërsa nga ajri dhe nga deti qëlloi rreth 50 caqe, përfshirë edhe shtëpi të anëtarëve të lëvizjes.

Cak i ofensivës, që edhe në orët e pasdites u vazhdua me intensitet të njejtë, çdoherë është të ndëpritet raketimi i Izraelit nga ky territori palestinez, transmeton Tanjug-u.

Gjatë sulmeve izraelite natën e kaluar dhe sot në mëngjes, që pasuan pas zjarrit të fuqishëm raketor nga Gaza drejt Izraelit të hënën në mbrëmje, janë plagosur së paku 15 persona, përfshirë edhe dy gra dhe një fëmijë.

Zëdhënësi izraelit i armatës, nënkoloneli Peter Lerner, deklaroi se Izraeli po përgatitet për dërgimin e forcave tokësore në suaza të opracionit të quajtur "Rripi mbrojtës".

"Ne mbledhim fuqi në mënyrë që të mund t'i mobilizojmë  nëse shfaqet nevoja për atë. Nuk mendojmë se kjo menjëherë do të ndodhë, por kemi dritë të gjelbër të rekrutojmë disa rezervistë, që do të na mundësojë të kryejmë mision tokësor", tha Lerner.

Mediumet izraelite, duke iu referuar burimeve të sigurisë, lajmëruan se kryeministri Benjamin Netanjahu sot e ka urdhëruar ushtrinë të përgatitë opracion tokësor.

Krahu ushtarak i Hamasit u kërcënua me "tërmet" si përgjigje ndaj operacioni izraelit. Në kumtesën e lëvizjes dënohet bombardimi izraelit i shtëpive, si dhe kalimi i linjës së kuqe dhe u kërcënua se do të gjuajë raketa me rreze më të gjatë veprimi.

"Do të përgjigjemi me zgjerim të veprimit të caqeve tona", kumtuan ekstremistët, ndërsa transmetojnë mediuemt britanike.

Lerner konfirmoi se të hënën në mbrëmje ndaj Izraelit kanë rënë mbi 80 rakta, nga gjithsejt 300 projektilë që ishin gjuajtur gjatë javëve të kaluara, pas armëpushimit relativ që zgjati disa vite ngafushata paraprakae izraelite ushtarake.

"Ne disa herë e kemi paralajmëruar Hamasin se kjo duhet të ndëpritet dhe forcat izraelite mbrojtëse për momentin po veprojnë për t'i ndaluar njëherë e përgjithmonë", tha zëdhënësi i Netaanjahut, Mark Regev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail