Qindra udhëtarë nga aeroplani i rrëzuar malajzian shkonin në konferencë për SIDA-n në Australi

Sidnei, 18 korrik 2014 (MIA) - Rreth 100 udhëtarë nga 283 sa ishin në aeroplanin malajzian, që u rrëzua dje në Ukrainë, shkonin në konferencën ndërkombëtare për SIDA-n, që nga fundi i javës duhej të fillonte në Melburn, kumtuan mediumet australiane.

Aeroplani "Boing 777" ka fluturuar nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, prej ku një pjesë e udhëtarëve është dashur të vazhdonin drejt Melburnit.

Sipas gazetës "Sidnej morning herald", pjesëmarrësit në takimin përgatitor për konferencën ishin informuar se rreth 100 kolegë të tyre kishin qenë në aeroplan, i cili "mbi Ukrainë ishte rrëzuar me raketë".

Kryetarja e Komunitetit ndërkombëtar për SIDA, francezja Fransoaz Bare-Sinusi deklaroi se nuk është në gjendje të konfirmojë se 108 pjesëmarrësit e forumit ishin në aeroplan.

Ministrja australiane e Punëve të Jashtme, Xhuli Bishop, para gazetarëve në Brisbejn deklaroi se "një numër i caktuar i udhëtarëve" nga aeroplani fluturonin për në Melburn, për pjesëmarrje në konferencën e 20-t ndërkombëtare për SIDA-n, që fillon të dielën.

Bishop saktësoi se së paku 27 shtetas australianë ishin në "Boing"-un malajzian, që është dashur të vazhdojë drejt qytetit perëndimor australian Perth, pas aterimit në Kuala Lumpur.

Në mesin e viktimave ishin edhe disa shkencëtarë të njohur botëror dhe aktivistë në luftën kundër SIDA-s.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail