Karlos Slim propozon javë pune prej 3 ditësh

Meksiko Siti, 20 korrik 2014 (MIA)  - Njeriu i dytë më i pasur në botë, manjati i telekomit meksikan Karlos Slim ka propozuar një ndryshim radikal në mënyrën e të punuarit, ku java e punës të jetë vetëm prej tre ditësh.

"Duke punuar tri ditë në javë do të kesh  më shumë kohë për relaksim dhe jetë cilësore. Katër ditë pushim në javë do të mundësonin hartimin e aktiviteteve të reja për argëtim dhe për harxhimin e kohës", tha Slim në një fjalim në Forumin e Biznesit ë Paraguaj.

Sipas miliarderit 74-vjeçar dhe filantropistit Slim, me këtë javë të shkurtuar të punës do të shtyhet edhe mosha e punës, kështu që njerëzit do të dilnin  në pension 70 ose 75 vjeç.

Slim është drejtor ekzekutiv i kompanisë së telekomunikacionit "Telmeks" e cila  para pak kohësh i mundësoi punonjësve të saj,  të cilët janë të punësuar në kompani para moshës 20-vjeçare, kur të mbushin 50 vjeç të mund të punojnë katër ditë në javë dhe përsëri të marrin  pagë të plotë .

Pasuria e Slimit, sipas "Forbs" vlerësohet në mbi 80 miliardë dollarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail