Keri e kritikoi Izraelin duke mos ditur se e inçizojnë

Tel Aviv, 21 korrik 2014 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri e ka kritikuar Izraelin, duke mos ditur se mikrofoni është i kyçur.

Keri i flet për ushtarët e vrarë izraelitë në Gazë përfaqësuesit të Departamentit të shtetit, Xhonatan Fajner, para se të paraqitet në emisionin  "Foks njuz sandej".

"Shpresoj se nuk mendojnë se kjo është thirrje të shkojnë dhe të bëjnë më tepër. Më mirë do të ishte kjo të ishte paralajmërim për ta", tha Keri, me këtë rast në mënyrë frustruese duke shtuar se "qind për qind ky është operacion i saktë".

Keri duke iu drejtuar Fajnerit, tha: "Duhet këtë aty ta tejkalojmë. Xhon mendoj se sonte duhet të shkojmë aty. Mendoj se është marrëzi vetëm të ulemi. Shkojmë".

Kur udhëheqësi i emisionit Kris Ualas e pyeti Kerin për atë se çka ka folur, sekretari shtetëror deklaroi se Izraeli ka të drejtë për vetmbrojtje.

"Mendoj se është shumë, shumë vështirë në situata të tilla, dukshëm është shumë vështirë. Keni njerëz të cilët dalin nga tunelet. Keni të drejtë të hyni dhe t'i shkatërroni ato tunele. Në tërësi e përkrahim këtë. Dhe e përkrahim të drejtën e Izraelit të mbrohet kundër raketave të cilat vazhdojnë të vijnë. Hamas e filloi këtë proces të raketimit, pasi Izraeli tentoi t'i gjejë njerëzit të cilët kanë vrarë tre njerëz të rinj - një fëmijë amerikan, tre qytetarë të rinj të Izraelit. Kjo është turp", potencoi Keri.

Ai i apeloi Hamasit të jetë i mençur dhe të pranojë armëpushim.

Keri sot udhëtoi për në Kajro, ku do të bisedojë për krizën në Rripin e Gazës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail