"Malejzia erllajns" në vend që mbi Ukrainë fluturon mbi Siri

Aviokompania "Malezija ejrllajns" e ka orientuar fluturimin e linjës së rregullt mes Londrës dhe Kuala Lampur  në vend që mbi Ukrainë, që ishte rutinë e zakonshme, mbi Siri, tregojnë të dhënat nga Internet faqja "Fllajtradar 24".

Pas rrëzimit të dyshimtë të aeroplanit malajzian të enjten, kompanitë ajrore filluan t'i shmangen hapësirës ajrore në Ukrainën lindore, ku zhvillohen lufta mes ushtrisë ukrainase  dhe separatistëve prorus.

Të premten, aeroplani MH4 në linjën Kaual Lampur-Londër ka fluturuar mbi Turqinë lindore, thekson "Fllajtradar 24".

Ndryshimi i rutës dëshmon për problemet me të cilat avikompnitë ballafaqohen gjatë gjetjes së korridoreve të sigurta të rutave mbingarkuara mes Azisë dhe Evropës. Shërbimi federal amerikan për aviacion, rregullorja e së cilës është mes më të rreptëve në botë, në maj dha rekomandim të fuqishëm për operatorët amerikan të mos fluturojnë nga Siria  apo përmes territorit të saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail