Një qytezë prej 30.000 banorëve në Kinë është vendosur në izolim për shkak të murtajës

Pekin, 22 korrik 2014 (MIA) - Kina e ka vendosur në karantinë një qytezë të tërë pasi një banor i saj ka vdekur nga murtaja bubonike që është forma më e shpeshtë e murtajave te njerëzit e karakterizuar me temperaturë, përçartje dhe krijimin e nyjeve limfatike.

Raportimet nga Kina njoftojnë se 30.000 banorët e qytezës veriperëndimore të Jumenit nuk po lejojnë që të largohen nga qyteza pasi policia i ka bllikuar rrugët drejt saj.

Mediat kineze raportojnë se përhapja e murtajës në fjalë ka filluar kur një person 38 vjeçar e ka gjetur një mi të vdekur, të cilin më pas iu ka dhënë qenëve të tij për ushqim.

Personi në fjalë, më pas ka pasur temperaturë ndërsa më vonë është shtruar në spital.

Deri më tash raportohet se 151 banorë janë mbyllur ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga personeli mjekësor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail