BE vendosi sanksione kundër 12 persona nga sektori i sigurisë dhe i naftës i Sirisë

Bruksel, 23 korrik 2014 (MIA) - Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër 12 njerëzve dhe strukturave, lidhur me sektorin e mbrojtjes dhe naftës siriane, transmeton DPA.

Sanksionet përfshijnë ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e llogarive të tyre.

Masat e deritashme kufizuese të BE-së, që kanë për qëllim ndalimin e gjakderdhjes në luftën tanimë trevjeçare civile në Siri, kanë pasur efekt të vogël, njofton DPA.

Në mesin e personave që do të jenë në shënjestër të sanksioneve të reja është kolonel Suhail Hasan, i cili sipas BE-së është përgjegjës për represionin kundër popullatës civile, Amër Armanazi, drejtor i përgjithshëm i Qendrës siriane për Hulumtime Shkencore, ku supozohet se janë kryer teste me armë kimike dhe biologjike dhe me teknologjitë e raketave, si dhe biznesmeni Hashim Anvar al Akad, pronar i kompanive të naftës dhe gazit.

Në mesin e nëntë subjekteve juridike, ndaj të cilëve do të vendosin përkufizime, janë kompania për tregti me naftë, e stacionuar në Liban dhe kompania tregtare me seli në Egjipt, të cilat sipas BE-së i kanë organizuar dërgesat e fshehta të naftës për regjimin sirian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail