Të paktën 14 palestinezë janë vrarë sot në mëngjes në Rripin e Gazës

Gazë, 1 gusht 2014 (MIA) - Të paktën 14 palestinezë sot janë vrarë në Han Junis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, kumtoi një zëdhënës i shërbimeve lokale për shpëtim.

Siç transmetojnë mediat franceze, tetë palestinezë të një familje nga Han Junis, në mesin e të cilëve edhe dy gra dhe tre fëmijë, janë vrarë nga një granatë artilerike. Pak më vonë në një sulm ajror izraelit jetën e humbën edhe gjashtë palestinezë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, dje në Rripin e Gazës jetën e humbën 79 persona, ndërsa mbi 280 janë plagosur.

Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga fillimi i ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, më 8 korrik, tashmë ka arritur 1.458, me çka e tejkaloi numrin e viktimave gjatë operacionit nga viti 2009, nënvizoi ministria, citon DPA.

Gjatë operacionit 22-ditësh i cili filloi në fund të dhjetorit 2008, sipas burimeve mjekësore palestineze, jetën e humbën 1.450 palestinezë, ndërsa mbi 5.300 janë plagosur.

Nga fillimi i operacionit aktual në luftime janë vrarë 61 ushtarë izraelitë, ndërsa në atë paraprak jetën e humbën dhjetë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail