Sulme të reja ajrore izraelite, 12 palestinezë të vrarë

Gazë, 3 gusht 2014 (MIA) - Dymbëdhjetë palestinezë e humbën jetën gjatë sulmeve të reja ajrore izraelite në Rripin e Gazës, kumtuan shërbimet e shpëtimit.

Nëntë palestinezë janë vrarë në Rafah, ndërsa tre të tjerë në pjesën qendrore të Gazës.

Paraprakisht kryeminsitri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se operacioni izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë po aq sa nevojitet dhe me tërë fuqinë  domosdoshme.

"Mu prej fillimit premtuan kthimin e paqes për të gjithë qytetarët  Izraelit dh do të vazhdojmë të veprojmë derisa nuk e arrijmë atë qëllim. Kjo do të zgjasë aq sa nevojitet dh do ta angazhojmë tërë fuqinë e domosdoshme", thkoi Netanjahu.

Ai theksoi se ushtria izraelite për momentin po zbaton neutralizimin e tunleve në Gazë, të cilët Hamasit i mundësuan të "vrasë numër të madh të qytetarëve duk kryer sulme simultane".

Ushtria izraelite sot e kumtoi vdekjen  ushtarit për të cilin paraprakisht supozohj se të premten e kishin rrëmbyer pjesëtarë të Hamasit gjatë luftimeve në Rripin e Gazës, pas çka ishte nd[rprerë armëpushimi i përkohshëm.

Ushtria kumtoi se ushtari 23-vjeçar Hadar Goldin e humbi jetën gjatë luftimeve në Gazë.

Izraeli besonte se ushtari është rrëmbyer në pritë, në të cilën vetëvrasësi me bombë ka kryer sulm, duke vrarë dy ushtarë.

Gjoja rrëmbimi i Goldinit shkaktoi dënime nga KB-ja dhe SHBA-ja, të cilat ndërmjetësuan në marrëveshjen për ndërprerje treditëshe të zjarrit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail