Izraeli dhe Hamasi arritën pajtueshmëri për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës

Kajro, 5 gisht 2014 (MIA) - Izraeli dhe grupet palestineze kanë rënë dakord për një armëpushim të ri humanitar 72-orësh, i cili u propozua nga Egjipti dhe është i njëjtë me atë të tre javëve më parë.

Mark Regev, zëdhënës i Kryeministrit Benjamin Netanjahu ishte ai që konfirmojë pranimin e armëpushimit nga Izraeli, ndërsa Izat Rishek, një zyrtar i lartë i Hamasit, deklaroi për CNN, se edhe militantët palestinezë kishin rënë dakord me propozimin e bërë nga Egjpti për një armëpushim 3-ditorë.

Armëpushimi i ri do të fillojë në 08:00 të së martës (me orën lokale).

Mëngjesin e ditës së hënë Izraeli vetëshpalli një armëpushim humanitar 7-orësh, i cili u zbatua vetëm në një pjesë të Gazas, pasi në pjesët e tjera sulmet vazhduan nga të dyja palët.

Që prej fillimit të konfliktit ka pasur disa armëpushime të shpallura, të cilat më pas janë shkelur nga palët në konflikt që më pas akuzojnë njëra-tjetrën.

Armëpushimi i fundit u diskutua të hënën në Kajro nga grupet palestineze edhe pse Izraeli nuk ishte prezent në diskutime e pranojnë propozimin. Marrëveshja e re propozon që delegacione nga të dyja palët të marrin pjesë në bisedime të mëtejshme në Kajro.

Kërkesa kryesore e palestinezëve është tërheqja e plotë e trupave izraelite nga Gaza dhe hapja e pikave kufitare.

Ndërsa, Netanjahu përsëriti të hënën se qëllimi kryesor i Izraelit ishte që të rikthente sigurinë për popullin izraelit.

Autoritetet shëndetësore në Gaza thonë se më shumë se 1800 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, ndërsa në luftime janë vrarë edhe 67 izraelitë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail