Numri i viktimave palestineze në Gazë deri tani është 1.867 persona

Gaza, 5 gusht 2014 (MIA) - Pas ofensivës 29-ditore izraelite  në Rripin e Gazës numri i viktimave palestineze është 1.867, ndërsa janë lënduar 9.563 persona, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze.

Nga numri i përgjithshëm i viktimave 40 për qind janë fëmijë, gra dhe burra në moshën mbi 60-vjeçare.

Deri në momentin e hyrjes në fuqi të armëpushimit sot të shpallur treditor mes Izraelit  dhe Hamasit, Shërbimi për koordinimin e çështjeve humanitare të KB-së ka regjistruar 1.814 viktima palestineze. Tetëdhjetë e gjashtë për qind nga 1.527 viktimat e identifikuara janë civilë, prej të cilëve 408 janë fëmijë dhe 214 gra.

Sipas të dhënave të armatës izraelite, kanë humbur jetën 64 ushtarë, ndërsa viktima civile në Izrael janë dy izraelitë dhe një person nga Tajlanda. Këto janë humbjet më të mëdha për ushtrinë izraelite pas luftës në vitin 2006 lundër grupit libanez Hezbollah.

Armata thekson se nga fillimi i ofensivës deri tani ndaj Izraelit janë gjuajtur 3.356 raketa nga ana e Hamasit, Xhihadit islamik dhe grupeve tjera të armatosura.

Nëntëdhejtë për qind nga popullsia 1,8 milionëshe në Rripin e Gazës mbeti pa energji elektrike, pasi elektrocentrali i vetëm u sulmua,  ndërsa largpërçuesit të cilët e lidhin Gazën me Izraelin u shkatërruan.

Rreth 270.000 banorë të Gazës u detyruan t'i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të Izraelit, duke kërkuar strehimore në ndërtesat shkollore të KB-së.

Izraeli dhe lëvizja palestineze Hamas sot e pranuan propozimin egjiptian për armëpushim treditor në Gaza, gjatë kohës në të cilën do të negociojnë për armëpushim të përhershëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail