Hamasi nuk do ta respektojë armëpushimin

Kajro, 8 gusht 2014 (MIA) - Lëvizja palestineze Hamas e cila ka kontroll mbi Rripin e Gazës, kumtoi në Kajro se nuk do të ketë vazhdim të armëpushimit me Izralin që ishte pothuajse 72 orë dhe përfundon mëngjesin e sotëm.

Dy raketa të lëshuara nga Hamasi kanë rënë në një zonë në jug të Izraelit, vetëm 3 orë para përfundimit të armëpushimit 3-ditor, kanë bërë të ditur autoritetet izraelite.

Zyrtarët egjiptianë, të cilët sugjeruan armëpushim 72-orësh që filloi të martën, po kërkonin me ngulm të bindin të dyja palët për të rënë dakord për një marrëveshje afatgjatë.

Një zëdhënës i Hamasit i bëri thirrje negociatorëve palestinezë në Kajro për të refuzuar çdo zgjatje të armëpushimit nëse nuk përmbushen kërkesat afatgjata. Ai tha se organizata ishte e gatshme për një luftë të gjatë.

Ndërkohë, pala izraelite ishte shprehur e gatshme për të zgjatur armëpushimin para se të përfundonte afati të premten në mëngjes.

Pas 4 javë luftimesh të ashpra ndërmjet forcave izraelite dhe militantëve në Gaza më shumë se 1900 njerëz kanë mbetur të vdekur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail