Abas: Nevojitet zgjidhje e përherëshme pas tre luftërave

Ramalah, 27 gusht 2014 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas mbrëmë deklaroi se lufta më e re mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit e theksoi nevojën për gjetjen e zgjidhjes së përheshme  me Izraelin.

"Çfarë është e ardhshmja? Gaza përjetoi tre lufta. A të presim luftë të re për një vit apo dy. Nëse deri atëherë kjo çështje do të jetë pa zgjidhje" deklaroi Abas në fjalimin televiziv deri te palestinezëve nga selia e tij në Ramallah në Bregun Perëndimor.

Këshilltarët e Abasit theksuan se ai do të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara tërheqjen e izraelit prej të gjitha  territoreve të okupuara në luftën gjashtëditore në vitin 1967, me qëllim që të mundësohet krijimi i Palestinës së pavarur.

Pritet që Abasi, lideri i Fatahut sekular, rival i Hamasit nën kontrollin e të cilit është Rripi i Gazës, të ketë rol kryesor në çdo marrëveshje të re për regjimin e kufijve. Abas e humbi kontrollin mbi Rripin e Gazës nga mesi i vitit 2007. Prej atëherë Abas e kontrollon vetëm Bregun Perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail